Nesër, duke filluar nga ora 12:00, në kuadër të tetorit si muaji i ndërgjegjësimit mbi kancerin e gjirit, do të mbahet organizimi ”Shliroj Cicat”.
Me po të njejtën moto, organizatorja e kësaj ngjarjeje, Ermira (Orange Girl) Murati, fton të gjitha gratë e vajzat pa dallim moshe, etnie apo race që të bashkangjiten dhe t’i ”Shlirojnë Cicat” nga ndikimi patriarkal dhe stereotipet shoqërore në trupin e tyre dhe të jenë të lira, përderisa u bëhet thirrje gjitha grave të testohen për kancerin e gjirit.
Ky aktivitet është duke u realizuar për herë të parë dhe është i pari i këtij lloji në Kosovë. Por, kështu si edicioni i parë, këtë aktivitet Ermira planifikon ta zgjeroj më shumë gjatë Tetorit të vitit të ardhshëm.
Ermira (Orange Girl) Murati është një artiste vizuale që krijimtarinë e saj artistike e zhvillon përmes pikturës dhe muraleve e se fundmi edhe përmes aktivizimit direkt në shoqëri. Që nga mosha 13 vjeçare Ermira ka qenë pjesë e shumë ekspozitave kolektive duke ekspozuar artin e saj në galeri të ndryshme dhe duke e paraqitur atë edhe jashtë ambienteve të mbyllura të galerive – përmes muraleve nëpër hapësirat e jashtme të shume qyteteve në Kosovë.
Ermira identifikohet si artiste që në artin e saj përdor ngjyrën portokalli në shumicën e veprave e që synon që, përmes veprave të saj artistike, të sjellë ndryshime në shoqërinë Kosovare duke promovuar diverzitetin shoqëror në demokratizim dhe duke provokuar me heretizëm në tema tabu, siç ishte se fundmi piktura e projektit “K is S” që arriti të ketë sukses jashtëzakonisht te madh me nxitje të reagimeve në shoqëri dhe nxitje të debatit shoqëror.
A keni dëgju për mamografinë? Për vetëtestimin për kancerin e gjirit? A e dini se kanceri i gjirit është një nga kanceret më të përhapura në gjithë botën?
Edhe, a jeni lodh prej imponimeve patriarkale n’trupin tuaj? A doni me u shliru prej të qenit e paragjykuar për ‘cicat’ tuaja?
Linku për event:
https://facebook.com/events/s/shliroj-cicat/361937592344669/
Add Comment