Krejt-kah-pak

Suspendohet gjyqtarja që dënoi me 8 muaj e 8 ditë burgim dhunuesin e 15-vjeçares

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka suspenduar gjyqtaren Florije Zatriqi, e cila e kishte dënuar me 8 muaj e 8 ditë personin e akuzuar për dhunimin e një të miture.

Në njoftimin e KGJK-së bëhet e ditur se ky vendim është marrë në mbledhjen e sotme.

“Është themeluar paneli hetimor për rastin disiplinor Nr.AD/KGJK/10/2021/GJTHPE-AD/GJTHPE/15/21 dhe është vendosur për suspendimin e gjyqtares F.Z deri në një vendim tjetër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Aktgjykimi i Zatriqit nxiti reagime të shumta në vend, pasi që u vlerësua si dënim i butë dhe nxitës për rritjen e numrit të rasteve të dhunimeve seksuale në vend.

Lidhur me këtë rast pati reaguar edhe prokurori i Shtetit dhe Gjykata Supreme, që kërkuan masa disiplinore ndaj gjyqtares.

About the author

Grazeta

Grazeta

Add Comment

Click here to post a comment