Krejt-kah-pak

Sot është Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë (IDAHOT)

Sot është Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë (IDAHOT). IDAHOT u krijua në vitin 2004 për të tërhequr vëmendjen e politikëbërësve, liderëve të opinionit, lëvizjeve sociale, publikut dhe mediave për dhunën dhe diskriminimin që përjetojnë personat LGBTI në nivel ndërkombëtar.

Në më pak se një dekadë, 17 maji është kthyer në datën më të rëndësishme për komunitetet LGBTI për t’u mobilizuar në shkallë botërore.

Dita përfaqëson një pikë referimi vjetore për të tërhequr vëmendjen e vendimmarrësve, mediave, publikut, liderëve të opinionit dhe autoriteteve lokale për situatën alarmante me të cilën ballafaqohen personat lezbike, gej, biseksualë, transgjinorë dhe interseks dhe të gjithë ata që nuk janë në përputhje me normat seksuale dhe gjinore.

17 maji tani festohet në më shumë se 130 vende, përfshirë këtu 37 ku aktet e të njëjtit seks janë të paligjshme, me 1600 ngjarje të raportuara nga 1280 organizata në 2014. Këto mobilizime bashkojnë miliona njerëz në mbështetje të njohjes së të drejtave të njeriut për të gjithë, pavarësisht nga orientimi seksual, identiteti ose shprehja gjinore.

Dita Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Biphobisë nuk është një fushatë e centralizuar; përkundrazi është një moment nga i cili të gjithë mund të përfitojnë dhe të ndërmarrin veprime.

Data e 17 Majit u zgjodh në mënyrë specifike për të përkujtuar vendimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në vitin 1990 për të shfuqizuar homoseksualitetin si një çrregullim mendor.

Dita Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Biphobisë ka marrë njohje zyrtare nga disa shtete, institucione ndërkombëtare si Parlamenti Europian dhe nga autoritetet e panumërta lokale. Shumica e agjencive të Kombeve të Bashkuara gjithashtu shënojnë Ditën me ngjarje specifike.