Krejt-kah-pak

I dërgohen një fëmije në Shkup materiale pornografike

Një rast i tmerrshëm ku një fëmije vajzë i janë dërguar materiale pornografike është raportuar në një grup prindërish në Facebook. Rasti thuhet se ka ndodhur në Shkup. Ky grup, i cili është një strehë e sigurt plot me këshilla prindërore dhe receta të shëndetshme, sot pësoi shumë reagime për shkak të ndjeshmërisë së këtij rasti të raportuar aty.

Gruaja që ka postuar, e cila ka dashur të mbetet anonime në deklaratën e saj për Grazetën, tha se dëshiron që njerëzit të jenë të kujdesshëm dhe jo naivë kur bëhet fjalë për sigurinë e fëmijëve. Ajo shton se është shumë e lehtë të keqpërdoresh nga njerëzit që i njeh dhe se arsyeja pse ajo ndau historinë e saj ishte që kjo të mos u ndodhte fëmijëve të tjerë.

Kjo grua ka raportuar për një rast të dërgimit të materialeve pornografike në llogarinë e Instagramit të një fëmije 10 vjeçare (llogari e cila përdorej nga nëna e fëmijës). Materialet pornografike, sipas raportueses anonime, janë dërguar nga llogaria e Instagramit e një personi të njohur, pa specifikuar nëse personi i njohur e përdorte realisht atë llogari apo dikush tjetër fshihej pas atij emri.

Më poshtë e gjeni tekstin e plotë, me emrin e papublikuar, ashtu siç është postuar në grup nga gruaja që e ka ngritur këtë shqetësim serioz.