Krejt-kah-pak

Luljeta Aliu fiton procesin gjyqësor kundër Policisë

Gjykata konfirmoi se Policia e diskriminoi Luljeta Aliun në bazë të gjinisë, kur i kishte refuzuar regjistrimin e denoncimit ndaj bashkëshortit të saj për shkelje të urdhërit mbrojtës të lëshuar nga Gjykata. Arsyeja e dhënë ishte se ajo kishte veshur “një fustan tejet të shkurtër dhe një maicë me rripa”.

Gjykata Themelore në Prishtinë i anuloi vendimet e Policisë që e shfajsuan zyrtarin policor si të kundërligjshme dhe kundërkushtetuese.

Avokatja e këtij rasti, Rina Kika, është shprehur se fitorja është e pjesshmendhe e vonuar, “… fitorja jonë është e pjesshme dhe erdhi shumë vonë: gjashtë vite pasi që ka ndodhur diskriminimi. Përkundër kesaj, Gjykata Themelore në Prishtinë, duke e ditur se ky proces është zvarritur për kaq shumë kohë, nuk e vendosi përfundimisht çështjen, por ia la Policisë ta marrë vendimin përfundimtar për shkeljet disipinore të zyrtarit policor. Përpos kësaj, Gjykata nuk e shqyrtoi fare kërkesën për kompensim të dëmit jo-material“.

Rasti i Luljeta Aliut në procesin gjyqësor kundër Policisë shërben si një kujtesë se fuqia dhe guximi i grave janë thelbësore për ta luftuar diskriminimin gjinor dhe për ta promovuar barazinë gjinore.

About the author

Grazeta

Grazeta

Add Comment

Click here to post a comment