Krejt-kah-pak

2,585 raste të dhunës në familje për vitin 2024

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Policia e Kosovës, nga janari deri në nëntor të këtij viti, janë regjistruar 2,585 raste të dhunës në familje, ku 2,055 nga viktimat janë gra. Dhuna në familje mbetet një nga problemet më të mëdha shoqërore në vend, duke kërkuar vëmendje dhe veprim të menjëhershëm nga autoritetet.

Statistikat e policisë tregojnë se dhuna në familje nuk është thjesht një fenomen i izoluar, por një problem sistematik që prek të gjitha shtresat e shoqërisë. Nga 2,585 viktimat, 2,055 janë gra, një tregues i qartë se dhuna me bazë gjinore është një nga format më të shpeshta të abuzimit. Përveç grave, edhe fëmijët janë ndër viktimat më të prekshme, duke u lënë pas dëmtime emocionale dhe psikologjike që mund të zgjasin një jetë të tërë.

Ekspertët theksojnë se shifrat aktuale mund të mos jenë tregues i saktë pasi që shumë raste nuk raportohen për shkak të frikës, turpit, ose mungesës së besimit në institucionet.

Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”

Në këtë kontekst, fushata globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore” merr një rëndësi të veçantë. Kjo fushatë, e cila fillon më 25 Nëntor, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, dhe përfundon më 10 Dhjetor, në Ditën e të Drejtave të Njeriut, synon të sensibilizojë shoqërinë dhe të mobilizojë veprime kundër dhunës me bazë gjinore. Në Kosovë, organizata të ndryshme janë duke organizuar aktivitete, forumet, dhe fjalime për të ndërgjegjësuar publikut dhe për të kërkuar zgjidhje konkrete nga qeveritë.

Raporto rastet e dhunës në familje: 0800 19 999
Raporto rastet e dhunës në Policinë e Kosovës: 192

About the author

Grazeta

Grazeta

Add Comment

Click here to post a comment