Krejt-kah-pak

Klan Kosova gjobitet me 30 mijë euro për futjen e Atilla Kardesh në “Big Brother VIP Kosova”

Komisioni i Pavarur për Media (KPM) ka gjobitur me 30 mijë euro televizionin “Klan Kosova” dhe kanalet “Big Brother VIP Kosova” për “promovimin e dhunës psikologjike ndaj një viktime të dhunës,” sipas juristes së së drejtës së medias, Flutura Kusari.

Rasti lidhet me përfshirjen e Atilla Kardesh si banor në reality-show-in “Big Brother VIP,” ku po merrte pjesë edhe ish-bashkëshortja e tij, Drenusha Latifi. Ajo e kishte akuzuar publikisht për dhunë fizike gjatë martesës së tyre.

“Ky është një vendim historik i KPM-së, bazuar në tetë ankesa, që tregon se në Kosovë nuk kalon promovimi i dhunës ndaj grave, denigrimi i komuniteteve dhe dëmtimi i fëmijëve përmes përmbajtjes televizive”, shkroi Kusari në Facebook.

Kardesh u largua nga shtëpia vetëm disa orë pas prezantimit si banor i ri, për shkak të reagimeve të shumta nga publiku. Madje, pati edhe protesta simbolike nga aktivistë të shoqërisë civile para zyrave të “Klan Kosova”.

Ky rast është dëshmi e fuqisë që televizioni ka për të formësuar perceptimet publike dhe të ndikojë normat shoqërore. Lejimi i një situate ku një viktimë dhe agresori i saj vendosen në të njëjtin hapësirë mediatike, për qëllime argëtimi, përbën një normalizim të dhunës dhe një shpërfillje të dhimbjes së viktimës. Për më tepër, përmbajtje të tilla mund të përforcojnë stereotipe dhe të dëmtojnë publikun e gjerë, përfshirë fëmijët, duke mos respektuar përgjegjësinë sociale të mediave.

About the author

Grazeta

Grazeta

Add Comment

Click here to post a comment