Krejt-kah-pak

Deputeti Ardian Kastrati bullizon Presidenten Osmani për peshë

Në një postim në Facebook tashmë të fshirë pas reagimeve të shumta, Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka fyer presidenten e vendit Vjosa Osmani në lidhje me peshën e saj.

Kastrati edhe pse nuk ka përmendur emrin e presidentes Osmani, por me fjalë të Faik Konicës e ka fyer atë dhe bullizuar për peshë, duke shkruar “…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t’Ohrit”.

Postimi i Kastratit:

Gjithmonë më ka pëlqyer shumë satira e Faik Konicës. Në një shkrim të botuar në ‘Gazeta Dielli’ mes tjerash gjeta këtë përshkrim satirik të Konicës (për një ish zyrtare të lartë të Stambollit) që sonte më bëri të qesh me lot: “…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t’Ohrit”.

Nuk është hera e parë që gratë politikane në Kosovë përqeshen për peshën apo pamjen e tyre. Gratë në përgjithësi i nënshtrohen objektifikimit në ritme dukshëm më të larta se burrat. Gratë në politikë nuk bëjnë përjashtim; kur ato hynë në arenën e politikës, i nënshtrohen retorikës dhe portretizimiveve seksiste, objektifikuese në një mënyrë që nuk përjetohet nga burrat politikanë. Objektifikimi është vetëm një nga strategjitë e përdorura për t’i zhvlerësuar dhe nënçmuar gratë në pozita të larta.

Aktivistë të shumtë përmes rrjeteve sociale kanë kërkuar shkarkimin e Ardian Kastratit i cili është edhe profesor në Universitetin e Prishtinës.

About the author

Grazeta

Grazeta

Add Comment

Click here to post a comment