Një ngjarje skandaloze ka ndodhur gjatë të martës së kaluar (11.05.2021), ne shkollën “Faik Konica” në Prishtinë. Në oborrin e kësaj shkolle disa nxënësë të klasës së shtatë, kanë ushtruar dhunë seksuale drejtë një vajze të po kësaj shkolle të klasës së parë.
Syri Kosova përmes burimeve të saj merr vesh se për këtë rast është në dijeni edhe drejtoresha e shkollës, Jehona Oruqi. Por kjo sipas burimeve, vetëm i ka qortuar nxënësit duke u thënë që nuk është dashur të shpërndahet kjo video. (Për shkak të moshës së fëmijëve, të dhënat e tyre do mbahen sekret)
Syri ka tentuar të marr një qëndrim nga ana e drejtoreshës Oruqi, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, ajo nuk i është përgjigjur thirrjeve dhe mesazheve tona. Poashtu kanë pyetur në polici mirëpo as këta nuk kanë kthyer përgjigje në lidhje me rastin.
Grazeta u bënë thirrje të gjitha mediumeve të cilat shpërndajnë këtë video ta tërheqin për shkaqe të privatësisë dhe për ta stopuar viktimizimin e mëtutjeshëm të fëmijës që ishte cak i sulmit seksual.



1 Comment