Krejt-kah-pak

Tre djem të shkollës fillore ‘Faik Konica’ ushtrojnë dhunë seksuale ndaj vajzës në klasën e parë

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur gjatë të martës së kaluar (11.05.2021), ne shkollën “Faik Konica” në Prishtinë. Në oborrin e kësaj shkolle disa nxënësë të klasës së shtatë, kanë ushtruar dhunë seksuale drejtë një vajze të po kësaj shkolle të klasës së parë.

Syri Kosova përmes burimeve të saj merr vesh se për këtë rast është në dijeni edhe drejtoresha e shkollës, Jehona Oruqi. Por kjo sipas burimeve, vetëm i ka qortuar nxënësit duke u thënë që nuk është dashur të shpërndahet kjo video. (Për shkak të moshës së fëmijëve, të dhënat e tyre do mbahen sekret)

Syri ka tentuar të marr një qëndrim nga ana e drejtoreshës Oruqi, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, ajo nuk i është përgjigjur thirrjeve dhe mesazheve tona. Poashtu kanë pyetur në polici mirëpo as këta nuk kanë kthyer përgjigje në lidhje me rastin.

Grazeta u bënë thirrje të gjitha mediumeve të cilat shpërndajnë këtë video ta tërheqin për shkaqe të privatësisë dhe për ta stopuar viktimizimin e mëtutjeshëm të fëmijës që ishte cak i sulmit seksual.

About the author

Grazeta

Grazeta

3 Comments

Click here to post a comment

  • Femije ne klase te pare , po te ishte femija Im un do te dija si te sillesha me ata dhunues qe ma von ata djem do te jen problem per shoqerin, vendin e kan ne shkoll speciale te paedukatet krejt vesht ne dor ju kisha lan rrugaqve e tani kishin guxu me lujt me fmi te klases pare , Turp

    • SHUM E DREJT,TURP
      Friksohemi ti qojme femijet edhe ne shkolla,ata kan filluar qe ne klasen e 7 qe jan vetem 13 vjec,por kur ti bejne 30 vjett vetem zoti edi qfar kan per te bere.
      Njerez pa ndjenja duke dhunuar me nje femije te klases se pare qe ajo nuk edi qfar eshte dhuna dhe e ka perjetuar,jete e padrejtt.
      Perdhunues qe nga klasa e 7…