Krejt-kah-pak

Paralajmërojnë protesta nxënësit

Ditën e djeshme Grazeta raportoi për rastin e ngacmimit seksual ndaj një vajze të klasës së parë nga tre djem të klasës së shtatë në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë. Rasti u gjykua ashpër në media dhe rrjete sociale, ndonëse akoma nuk ka pasur reagim institucional.

Nxënës të shkollave të mesme dhe të shkollave fillore në Prishtinë kanë paralajmëruar protesta në lidhje me rastin e ngacmimit seksual ndaj një vajze të klasës së parë.

Protestat janë paralajmëruar për të martën në ora 14.30 nga nxënësit e shkollës fillore Faik Konica dhe të mërkurën në 14.30 nga gjimnazistët.


Për detaje më të hollësishme do ju mbajmë të informuar.

About the author

Grazeta

Add Comment

Click here to post a comment