Krejt-kah-pak

Kalon projektligji për ndihmë juridike falas për viktimat e dhunës në familje

Dje ka kaluar në mbledhjen e qeverisë projektligji që u ofron ndihmë juridike falas viktimave të dhunës në familje.


Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare në Facebook të Qeverisë së Kosovës.

“KALON projektligji i cili do t’iu mundësojë ndihmë juridike falas viktimave të dhunës në familje; dëshmitare të dhunës, të dhunës në baza gjinore; të cilitdo lloj të dhunës seksuale; të trafikimit me qenie njerëzore; viktimave të mitur; fëmijëve që jetojnë në institucionet e përkujdesjes shoqërore; personave të cilëve u është cenuar e drejta nëpërmjet një veprimi ose mosveprimi që përben diskriminim, si dhe, personave të dhunuar seksualisht gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999”, thuhet në njoftim.