Gjersa varianti Delta i COVID-19 po përhapet në të gjithë botën, shëndeti dhe siguria janë bërë prioritetet kryesore për shumë qeveri në botë. Për fat të mirë, shumë shtete të botës tanimë kanë shumë mjete për t’i përdorur kundër luftës me koronavirusin. E, për këtë, janë shumë gra që duhet falënderuar.
Nga hulumtimi i ARN-së tek provat klinike, këto 10 gra të shkëlqyeshme kanë qenë vendimtare për shpërndarjen e vaksinës kundër COVID-19.
Lexoni më shumë rreth tyre.
Kathrin Jansen
Jansen-i udhëhoqi përpjekjet në Pfizer që çuan në prodhimin e vaksinës së parë të miratuar për përdorim urgjent.

Kizzmekia Corbett
Corbett-i është imunologe në Institutet Kombëtare të Shëndetit të SHBA dhe ndihmoi në prodhimin e vaksinës Moderna.

Katalin Karikó
Dekadat e kërkimeve shkencore të Karikó-së në ARN i bënë të mundshme vaksinat me bazë mRNA.

Elena Smolyarchuk
Smolyarchuk-u është studiuesja kryesore e provave të para klinike të përfunduara për vaksinën Sputnik V.

Nita Patel
Patel-i dhe ekipi i saj në Maryland drejtuan zhvillimin e vaksinës për Novavax.

Sumathy K
Sumathy K është në kyre të R&D për zhvilluesin e Covaxin Bharat Biotech.

Lisa Jackson
Dr Jackson-i ishte hulumtuesja kryesore e provës së parë klinike në botë të një vaksine COVID-19 (për Moderna), e cila filloi në mars 2020.

Hanneke Schuitemaker
Schuitemaker-i është kreu global i zbulimit të vaksinave virale për Janssen Pharmaceuticals (në pronësi të Johnson & Johnson).

Dr. Özlem Türeci
Dr. Türeci-u është bashkëthemeluesja e BioNTech, partnerit të vaksinës së Pfizer.

Sara Gilbert
GIlbert-i është arkitektja e vaksinës së Universitetit të Oksfordit/AstraZeneca.

/MsMagazine.



Add Comment