Krejt-kah-pak

“Drejtësi për Sabrinën” – paralajmërohet protestë para Ministrisë së Brendshme në Tiranë

Ditën e mërkurë në orën 18:00 do të mbahet një protestë në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur të premten, ku Sabrina Bengaj u vra me armë zjarri nga ish-bashkëshorti Elton Meta. Protesta do të nisë nga Ministria e Brendshme në Tiranë për të marshuar më pas drejt Ministrisë së Drejtësisë.

“Eja në protestë të mërkurën, 15 shtator, ora 18:00 te Ministria e Brendshme deri te Ministria e Drejtësisë. Shpërnda posterin dhe duku në protestë!! Sabrina, 23 vjeçare u vra me bukë në gojë nga ish burri i saj. Vrasësi i Sabrines që duhet të ishte në burg, pasi ishte akuzuar për tre vepra penale, para vrasjes u la i lirë nga drejtësia shqiptare. Ky është një krim mizor mbi gratë, ekzekutuar nga dora e gjakësit, filluar me dakordesine e familjeve për martesën e vajzës 13 vjeçe dhe vazhduar me padrejtësinë e drejtësisë shqiptare. Vrasja e paralajmëruar e Sabrines nuk mund të mbetet me kaq. Na ndihmo, shpërnda posterin dhe bashkohu me ne fajtorët kanë emra”, thuhet në njoftim.


About the author

Grazeta

Grazeta

Add Comment

Click here to post a comment