Monumenti NEWBORN sivjet, në përvjetorin e 14-të të Pavarësisë, do t’u kushtohet çikave dhe grave të Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur Fisnik Ismaili, autor i monumentit NEWBORN.
“Sivjet Monumenti NEWBORN i dedikohet grues. I kushtohet çikave tona në sport, në muzikë, në film, e në çdo fushë që po na e zbardhin fytyrën, por mbi të gjitha, i kushtohet grave që hala sot abuzohen e vriten në shtëpi të tyne, para familjeve të tyne”, ka shkruar Fisnik Ismaili në Facebook.
Monumenti NEWBORN simbolizon lindjen e një shteti të ri – Kosovës.
Add Comment