Një nismë e re është iniciuar ditëve të fundit nga aktiviste/ë feministe/ë, organizata të shoqërisë civile dhe grupe joformale që merren me të drejtat e grave dhe barazi gjinore që quhet “Iniciativa Kundër Seksizmit në Showbiz dhe Media”.
Kjo iniciativë ka filluar me qëllim të luftimit të gjuhës dhe praktikave seksiste që na servohen në media dhe në përmbajtje artistike vendore. Duke konsideruar që mesazhet seksiste që përcillen dhe promovohen në media dhe skenën artistike, janë duke i dëmtuar kauzat feministe për barazi gjinore, ky grup synon që t’i shërbejë si platformë ku mund të raportohen këngë, emisione apo/dhe produkte të tjera artistike dhe mediale që janë problematike.
Gjuha dhe qasja seksiste dhe mizogjeniste nxisin gjuhë të urrejtjes, andaj nuk duhet toleruar që të riprodhohet një kulturë e tillë.
Të gjithë ata që dëshirojnë t’i bashkohen nismës mund të anëtarësohen në grupin në Facebook:
https://www.facebook.com/groups/695963661281434/
Të gjitha/e anëtaret/ët e grupit kanë të drejtë të publikojnë produkte artistike dhe mediale të cilat konsiderohen që përmbajnë seksizëm dhe mizogjeni, duke i informuar anëtaret/ët e grupit. kycemi dhe i raportojme/problematizojme kenget, prodhimet e tjera artistike, emisionet dhe produktet tjera televizive dhe te mediave tjera te cilat permbajne seksizem, mizogjeni dhe nxisin gjuhe te urrejtjes.
Gjuha dhe qasja seksiste dhe mizogjeniste nxisin gjuhë të urrejtjes, andaj nuk duhet toleruar që të riprodhohet një kulturë e tillë.
Rregullat e grupit:
- Të gjitha/ë anëtaret/ët kanë të drejtë të postojnë dhe të ngrejnë çështje që lidhen me seksizmin në media dhe skenën artistike kosovare;
- Të gjitha/ë anëtaret/ët inkurajohen t’i identifikojnë produktet që konsiderohet se kanë përmbajtje seksiste dhe mizogjeniste, t’i shpërndajnë në grup dhe t’i ftojnë të tjerët për t’i raportuar. Raportimet mund të bëhen duke klikuar butonin “Report” dhe duke e zgjedhur opsionin “Hateful or abusive content”.
- Postimet ofenduese ose që nxisin gjuhë të urrejtjes nuk do të lejohen në grup.
Grazeta më parë ka shtjelluar temat se si gratë portretizohen në reklama, muzikë dhe në filma e seriale vendore duke përdorur qasje kritike ndaj asaj se çka na servohet dhe si ndikon tek përforcimi i roleve të dëmshme gjinore, andaj edhe ne si gazetë feministe i bashkohemi kësaj nisme.



Add Comment