Krejt-kah-pak

Protestë për përjashtimin e Xhevat Krasniqit – profesorit të akuzuar për ngacmim seksual në UP

Lëvizja Feministe Studentore ka organizuar një protestë me kërkesën për përjashtimin e Xhevat Krasniqit, profesor në Universitetin e Prishtinës, i akuzuar për ngacmim seksual nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë. Protesta, nën slloganin “PËRJASHTOJENI XHEVAT KRASNIQIN”, do të mbahet të martën në orën 12:00 pranë Fakultetit të Edukimit. Organizatorët kërkojnë gjithashtu shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Etikës, të cilët, sipas tyre, kanë dështuar të marrin masa të mjaftueshme ndaj akuzave.

Kjo protestë synon ta adresojë mungesën e sigurisë për studentet dhe ta luftojë normalizimin e ngacmimit seksual në ambientet akademike. Organizatorët bëjnë thirrje për mbështetje të gjerë dhe pjesëmarrje në protestë, duke e cilësuar atë si një mundësi për të shprehur solidaritet, shpresë dhe vendosmëri për një ndryshim të domosdoshëm në qëndrimin ndaj ngacmimeve seksuale në UP. Protesta ka qëllim të nxisë dialog më të gjerë mbi këto çështje dhe të shtyjë për veprime konkretë për të mbrojtur të drejtat dhe mirëqenien e studentëve.

Gjeni deklaratën e tyre të plotë më poshtë:

Xhevat Krasniqi, profesor i rregullt pranë Fakultetin e Edukimit, është denoncuar nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë për ngacmim seksual, në Këshill të Etikës. Fakulteti i Mjekësisë menjëherë pas denoncimit ka ndërprerë bashkëpunimin me ngacmuesin Krasniqi, por jo edhe Universiteti i Prishtinës. Ai vazhdon të ligjëroj në Fakultetin e Edukimit, i paprekur nga ndonjë masë ndëshkuese.

Mungesa e reagimit nga UP jo vetëm që normalizon, por edhe institucionalizon ngacmimin seksual brenda këtij institucioni.

Këshilli i Etikës, si një nga organet më jofunksionale e joprofesionale po vazhdon të dëshmoj mungesën e gatishmërisë për të trajtuar drejtë dhe me prioritet rastet e ngacmimeve seksuale.

Ngacmuesit seksual i shohim si rrezik permanent për sigurinë e grave dhe vajzave në UP, andaj të martën, ne do të organizohemi në solidaritet me studentet e Fakultetit të Mjekësisë dhe do të kërkojë:

  1. Përjashtimin e profesorit Krasniqi nga UP-ja;
  2. Shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Etikës.

Për ne, mungesa e hapësirave të sigurta për vazjat dhe gratë është alarmante. Ne nuk guxojmë ta normalizojmë ngacmimin seksual. Nuk duhet të tolerojmë që profesorët ngacmues seksual të vazhdojnë të ligjërojnë në UP. Andaj, ju ftojmë të na bashkoheni në protestë, në ora 12:00, tek Fakulteti i Edukimit, për të vazhduar tek Rektorati i UP-së!

Link-u i protestës

About the author

Grazeta

Grazeta

Add Comment

Click here to post a comment