Të gjithë jemi fajtorë nëse një vajzë dhunohet. Ashtu siç të gjithë jemi fajtorë nëse kemi kriju djem dhunues që në këtë moshë.
Rasti i djemve dhunues në një moshë kaq të re e tregon që përgjegjësia kryesore për krijimin e dhunuesëve të tillë, për normalizimin dhe nxitjen e dhunës ndaj vajzave e grave, është më së paku e vetë individëve të dhunshëm (të cilët patjetër se duhet të mbahen përgjegjës para ligjit), dhe më së shumti e shoqërisë dhe shtetit që formon dhe legjitimon dhunues të tillë. Sepse një shoqërie dhe shteti patriarkal i konvenon të mirëmbajë dhunën ndaj vajzave e grave si garanci për ekzistencën e këtij sistemi.
Një djalë në shkollë fillore është një dhunues i mësuar, i krijuar. Një dhunues i tillë krijohet nga familja, shkolla, mediat, e institucionet shtetërore.
Përgjegjës kryesor për dhunën ndaj vajzave e grave dhe pasigurisë për to nuk janë disa individë të dhunshëm, është një shoqni e tërë e dhunshme, janë mediat që e nxisin këtë dhunë në format ma të ndryshme e të cilat nuk duan të degjojnë e të mësojnë se si mos ta bëjnë këtë, është shteti me organet e tij të sigurisë që e legjitimon këtë dhunë duke mos ofru drejtësi për viktimat/të mbijetuarat, e duke mos i mbajtë përgjegjës dhunuesit individualë, kshtu duke kriju më shumë prej tyre.
Add Comment